Ndryshe nga shumë personazhe të njohura të cilët zgjedhin të vendosin barriera me publikun dhe të mbrojnë privatësinë e tyre, Eni Çobani është treguar gjithmonë dashamirëse dhe e hapur me dashamirësit e saj. Mjafton të hidhni një sy në llogaritë e saj në rrjete sociale për ta kuptuar këtë gjë, megjithatë ditën e djeshme ajo ka ndarë një lajm të trishtë me ndjekësit: ndarjen nga jeta të babait të bashkëshortit.
E pikëlluar si kurrë më parë ajo ka treguar se ka jetuar me vjehërrit më shumë se me prindërit e saj, prandaj kjo ikje nuk është e lehtë për të. Juristja e njohur ka ndarë gjithashtu një foto me vjehrrin e ndjerë, ku ndër të tjera shkruan:
Eni Çobani humb njeriun e shtrenjtë: “Dhoma jote do të
“Sot në orën 7.30 me sytë e qetë dhe me shpirtin plot u largua nga jeta vjehrri im i nderuar Ing.Fision Reshat Shehu. Më duket sikur në këtë shtëpi dhe me këta prindër jetova me shumë se me të mitë, me vjehrrën 24 vjet dhe pas ikjes së se saj dhe 3 vjet me vjehrrin, pra 27 vjet me të.
Më deshën si vajzën e tyre dhe unë si prindërit e mi. Ia kemi bërë hallall njëri-tjetrit gjithçka, por do ju jem përjetë mirënjohëse mbi të gjitha për atë dashuri dhe mbështetje të pamatë për dashurinë e tyre më të madhe, Aldin.
Gjyshi i dashur sot më dhe një mesazh të madh që jeta nuk është të marrësh dhe të kesh, është të japësh dhe të jesh. Dhe sot me duart e tua në dorë e duke parë njëri-tjetrin në sy ike i qetë duke më dhënë bekimin tënd dhe që unë isha e nderuar që mbylla sytë e tu. Ishte kënaqësi dhe dashuri çdo ditë shërbimi për ty në këto ditë të vështira, por mua, Aldit dhr Avenirit na ke lënë një boshllëk të pamatë. Dhoma jote do të jetë ngushëllimi ynë ku do rrimë e do të kujtojmë me nostalgji çdo moment.
Qofsh i Xhenetit! E di që ti sot vajte pranë dashurisë tënde, Lilit. Për të gjithë miqtë e të afërmit ju presim pranë Funeral Alba. Nesër në orën 13.00 përcjellim për në banesën e fundit gjyshin, më pas po këtu presim vizita ditën e shtunë dhe të diel: 10.00-13.00 dhe 16.00-19.00.
Faleminderit të gjithëve që na qëndruan afër në këto ditë të vështira për ne. Respekte Avenir, Eni dhe Aldi Shehu.”