Është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare, aktori i njohur i humorit Zef Deda.
U shua sot, por Zef Deda ishte një nga komedianët
më të mirë të vendit, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë.
Deda lindi në Shkodër më 27 korrik 1950 dhe është shkolluar po aty e më pas për të kaluar në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë, e për të vijuar me gjuhë-letërsinë, të cilën nuk e mbaroi dot.
Aktori i madh ka punuar për vite të tëra në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike ai arriti të realizonte qindra figura artistike.
Pas një shkeputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit.
Deda ishte i martuar me Rozina Dedën dhe dy djemtë e tyre janë aktori i mirënjohur Julian Deda dhe Marjan Deda.
Zef Deda ka interprertuar shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj.
Kunati i shokut Xhemal,
Kola i dritave,
Charlie Chaplin (imitim) ,
Kusheriri nga Amerika,
Altini (altufi) Dhjetra emisjone per femije,
Ne filmin “gjurme ne kaltersi” 1981, etj.